Kryefjala Logo

Aktorët shqiptarë që u martuan, u ndanë dhe u rimartuan me njëri tjetrin

9 Shtator, 2022 | 8:03 pm

Një histori aspak e zakonshme që nuk dimë me siguri nëse ka ndodhur edhe diku gjetkë në botë, mund të themi me krenari se protagonistët jane shqiptarë. Aktori dhe regjisori i mirënjohur Naun Shundi dhe bashkëshortja e tij Raimonda Shundi ishin pak ditë më parë të ftuar në emisionin e Televizionit Klan “Rudina”, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë që më shumë se moderne është spektakolare.

Raimonda dikur një ish-nxënëse e Naunit, gjatë punës artistike duke vënë në skenë një shfaqe teatrale pa kuptuar u dashurua me petagogun e saj .Ata mund të konsiderohen një nga çiftet më të veçantë në Shqipëri pasi të dy janë martuar nga dy herë, dhe ne të dyja herët ata janë martuar me njëri-tjetrin. Gjatë emisionit aktorët treguannse çdo gjë i ka ardhur shumë natyrshëm, si martesa e parë, divorci po ashtu edhe rimartesa.

Nauni tregoi se kur diçka e humbet e vlerëson edhe me shumë, dhe kjo gjë mesa duket ka ndodhur edhe me ata. Çifti pasi u divorcuan ishin të bindur se nuk bënin për njëri tjetrin, por me kalimin e kohës kuptuan se në të vërtetë ishin lindur për të qënë bashkë .Naun Shundi me humor dha këtë përgjigje: Ka shumë burra që martohen me shtatë gra, ndërsa unë dy herë dhe të dyja herët me të njëjtën. Kjo është origjinale.

Të ngjashme