Showbiz
Djemtë e “West Side Family” krah vajzës së Dr.Florit në momentin më të rëndësishëm të jetës
30 Gusht, 2022 | 4:29 pm

“West Side Family” kanë qenë një nga grupet më “in” të viteve 2000 në Shqipëri. Dr.Flori, Landi dhe Miri ishin treshja simpatike, që tërhoqën vëmendjen e publikut shqiptarë.
Pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit, Landi dhe Miri janë përpjekur ta mbajnë gjallë grupin duke krijuar edhe hite të reja muzikore. Por sot në rrjetet sociala ata na kanë emocionuar me postimin e tyre të fundit.
Landi dhe Miri janë shfaqur krah vajzë së këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Kaltrina është rritur dhe këtë vit do të regjistrohet në gjimnaz. Dy pjesëtarët e grupit “West Side Family” e kanë shoqëruar atë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, pikërisht atje ku ata formuan grupin dhe ku nisën hapat e para drejt karrierë së tyre. A nuk është ky një gjest që meriton duartrokitje?!















































