Kryefjala Logo

MTV “Video Music Awards” këtë herë do të prezantohet nga një shqiptare

27 Gusht, 2022 | 6:18 pm

MTV ka publikuar listën e prezantuesve të “Video Music Awards 2022” që nis të dielën e 28 gushtit. Por këtë herë do të jetë edhe më i veçantë sepse prezantuese do të jetë  këngëtarja shqiptare Bebe Rexha. Lajmin e ka konfirmuar vetë kantautorja përmes një postimi në “InstaStory”.

5487C6CB 828F 43BA 8F2E 52A6FD132E7B

Bebe Rexha ka qenë edhe si konkurrente në kompeticionin më të madh të muzikës, pasi ka fituar çmimin “MTV Video Music Awards” në vitin 2019 me  këngën “Call You Mine”.

Veç saj këtë event do ta prezantojnë edhe emra të tjerë “big” si Avril Lavigne, Becky G, Billy Eichner, DJ Khaled, Dove Cameron, Joel Madden, Offset, etj.

Të ngjashme