Kryefjala Logo

Dashuria, fati dhe puna:Ja çfarë thonë yjet për sot

24 Gusht, 2022 | 10:51 am

Dashi-Në dashuri keni të bëni me një periudhë disi të vështirë, përpiquni të qetësoheni.
Në punë, bëni kujdes nga diskutimet nëse ato do të jenë të parëndësishme.

Demi-Akoma pak konfuzion në sferën sentimentale dhe ka nga ata që do të detyrohen ta shtyjnë martesën.
Në punë yjet janë premtuese por zgjedhjet duhen bërë duke filluar nga fundi i gushtit.

Binjakët-Në dashuri tani jeni më pak të shqetësuar, por gjithçka varet nga ju dhe nga ajo që dëshironi.
Në punë keni shumë ide dhe të gjitha tani po vlerësohen.

Gaforrja-Në dashuri bëni kujdes nga marrëdhëniet paralele dhe dështimet.
Në punë janë ditë të mira për të nisur një projekt ndaj përpiquni të keni më shumë konfirmime dhe garanci.

Luani-Në dashuri duhet të merrni guxim dhe ta lini veten të lirë në takimet e reja. Në punë ka oferta dhe mundësi të rëndësishme për t’u kapur

Virgjëresha-Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos fajësoni ata që ju rrethojnë.
Në punë një përgjigje do të vijë deri në fund të muajit

Peshorja-Në dashuri mëngjesi fillon i qetë, por kini kujdes nga diskutimet.
Në punë ju është dashur të përballeni me shumë ndryshime, por kjo sigurisht që nuk varet nga ju

Akrepi-Mjaft me të shkuarën,ju duhet të ecni përpara në dashuri.
Në punë nuk mungojnë zgjidhjet por në këtë mënyrë do të arrini të zgjidhni një problem

Shigjetari-Hëna dhe Venusi janë në anën tuaj.
Në punë jeni optimistë dhe keni energji për të kursyer dhe kështu do të arrini të bini në sy

Bricjapi-Hëna nuk është kundër ndaj në dashuri fillon faza e rikuperimit.
Në punë edhe nëse ende nuk e keni marrë veten plotësisht nga një periudhë e vështirë do kalojë.

Ujori-Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë dhe kini durim sepse keqkuptimet do të kthehen në mbrëmje.
Në punë jeni kërkues dhe prisni shumë.

Peshqit-Në dashuri mëngjesi premton mirë të paktën më shumë se pasditja.
Në punë përpiquni të veproni me qetësi dhe inteligjencë.

Të ngjashme