Showbiz
Tatuazhi i ri i Yll Limanit është sa i dhimbshëm aq edhe i bukur…
21 Gusht, 2022 | 11:17 am

Kur merr një kafshë shtëpiake lidhja që krijohet me të është e jashtëzakonshme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngëtarin Yll Limani, i cili kishte blerë një mace me të cilën ishte lidhur shumë. Por macja e këngëtarit ka ndërruar jetë disa ditë më parë, pasi ka dalë në rrugë dhe është sulmuar nga qentë e rrugës së Prishtinës.
Për këtë fenomen ka reaguar vetë këngëtari në rrjetet sociale madje duke na treguar se “Lokin” e tij e ka gdhendur tashmë edhe në trup.

















































