Kryefjala Logo

Pse po vetëvriten pacientët në spitalet COVID ?

30 Nëntor, 2020 | 5:29 pm

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin e vetëvrasjes së pacientit 60 veçarit pak pas mesnatës së 29 nëntorit duke u hedhur nga kati i dytë i spitalit covid “Shefqet Ndroqi”
Ndërsa policia mësohet se ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.
Verifikime janë duke u kryer dhe nga prokuroria jo vetëm për rastin e kësaj të hënë, por dhe për 4 rastet e tjera.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se për të vetmin rast që janë ndërprerë hetimet ka qenë vetëvrasja e 65-vjeçarit Hasan Mira nga Klosi, pasi nuk është konstatuar pakujdesi në mjekimin e pacientit.
60-vjeçari është pacienti i 5 i infektuar me Covid-19 që vetëflijohet nga ambientet spitalore.
Ai ndodhej i shtruar prej dy ditësh në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Leonard.S, nga Kurbini, ndërmori aktin e rëndë pas mesnate, rreth orës 00:30, të 30 nëntorit, duke u hedhur nga dritarja e dhomës e katit të dytë të spitalit Covid-2 në Tiranë.
Pacienti ishte infektuar prej 10 ditësh, ndërsa më datë 28 nëntor është sjellë për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë edhe sot spitalet Covid në vend vijon të kenë një fluks të lartë pacientësh që kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërsa mungojnë shtretërit e lire. Këtë të hënë në spitalin Covid-2, të gjithë shtretërit janë të ezauruar, ndërsa 2 ambulanca qëndrojnë jashtë me pacientë të infektuar.

Të ngjashme