Lajme nga vendi
Vijon horrori te “Shefqet Ndroqi”, i katërti pacient që hidhet nga ky spital, i pesti në spitalet Covid
30 Nëntor, 2020 | 11:52 am

Thellohet skandali në spitalet Covid. Një tjetër pacient është hedhur nga spitali pak pas mesnate, duke ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur te spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid 2 apo Senatoriumi.
Viktima është identifikuar si L. S, 60 vjeç, nga Laçi.
“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë” njofton policia.
Mësohet se ai ndodhej i shtruar në këtë spital prej pasdites së 28 nëntorit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
60-vjeçari është viktima e pestë që hidhet nga spitalet Covid, nga këto 4 raste janë vetëm te “Shefqet Ndroqi”, ndërsa një te Spitali Infektiv.


















































