Lajme nga vendi
Përgjaket 28 Nëntori, vritet 43-vjeçari në Shkodër
28 Nëntor, 2020 | 1:57 pm

Rikthehen ngjarjet kriminale në Shkodër.
Pak më parë, një 43 vjeçar ka humbur jetën pas një atentati me armë zjarri në Njësinë Administrative Dajç.
Dyshohet se viktima është shtetasi Ridvan Ramazani.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


















































