Lajme nga vendi
FOTO/ Si tenton Veliaj të mashtrojë qytetarët me propagandë
27 Nëntor, 2020 | 3:32 pm

Pasi betonizoi çdo lulishte të mundshme në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj është kujdesur që për propagandë të tregojë të kundërtën.
Shpeshherë duke u shfaqur me lopata në duar e shpesh si ekologjist duke shkuar në punë me biçikletë.
Por kjo propagandë boshe duket se po i kthehet në boomerang, për shkak të situatës ku ndodhet sot kryeqyteti.
Rasti më flagrant është denoncuar nga qytetarët, ku për një ngastër lulishteje përpara Galerisë së Arteve është angazhuar e gjithë makineria e propagandës për të filmuar vetëm një punonjëse të pastrimit-gjelbërimit.

















































