Kryefjala Logo

Gazetari Artan Hoxha: I afërmi im u shtrua te Covid 1, nuk e gjenim dot

27 Nëntor, 2020 | 2:06 pm

Gazetari Artan Hoxha rrëfeu për Abc News përvojën e tij me Covid-19.
Hoxha tha se pas përkeqësimit të gjendjes u kurua në Reanimacionin e një spitali privat në kryeqytet.
“Mjeku i familjes është njeriu kryesor që mund të të dëgjojë. Kur isha në reaminacion ishin tre të sëmurë dhe dy infermierë. Unë nuk pata nevojë emergjente për oksigjen por pashë njerëzit që kishin nevojë pafund për oksigjen.
Kur je në atë vend gjëja e parë që të shkon në mendje dhe të rekomandojnë mjekët është relaksohu, mba kontakt me familjarët. Ky është problemi te spitali tjetër”, tha ai.
Hoxha më tej rrëfeu se një i afërm i tij u shtrua në spitalin Covid-1 dhe më pas humbi kontaktet me të. Për 24 orë ai thotë se nuk e dinin ku ishte.
“Kam shtruar një të afërm tim te spitali Covid-1, e dini që pas 24 orësh nuk e gjeja dot ku ishte. Nuk e gjenim dot ku ishte. Mjeku që e kishte kontrolluar thoshte nuk e di. Kam marrë të gjithë drejtuesit e spitalit dhe u ardhë është në morg apo e keni humbur.
Kemi nxjerrë të vdekurit nga varret dhe te Infektivi nuk e gjeja dot. Pas 24 orësh më thotë mjeku Arjan Harxhi më tha është te Covid-3 dhe jam detyruar ta nxjerr nga spitali. Nuk kishin ambulancë. Është ndryshe propaganda që bëhet dhe ndryshe shërbimi që jepet. U detyrua që i afërmi im të blejë dy pajisje oksigjeni, njëra 1500 eruo dhe tjera 800, edhe pse thonë mjekët që nuk duhen, i blejnë nga halli. Pacientëve u duhet një mundësi komunikimi. Po ke ndonjë mik ke telefon, po nuk ke, s’ke as telefon”, tha gazetari.
Hoxha theksoi se është shumë e rëndësishme që pacientëve të mos u mungojë komunikimi me të afërmit.

Të ngjashme