Kryefjala Logo

Kandidatët/ Presidenca: Më 4 dhjetor hidhet shorti për emërimet në KED

27 Nëntor, 2020 | 1:01 pm

Ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë institucioni i Presidentit.
“Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.
Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.
Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line, etj.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit.
Kjo për të bërë të mundur që ky proces të ndiqet nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku, që për shkak të akteve ligjore në fuqi për shkak të pandemisë, nuk e kanë të mundur ta ndjekin drejtpërdrejtë nga salla procesin e hedhjes së shortit”, shkruan presidenca në njoftimin e saj.
5D21D3FD C5EA 4C61 855A 5DEEEE818330 BB91E008 68B3 421D 9B83 5DCF22090B56 D637C1BC FB46 488B A488 4EB0F4D323DD 48AD9AB8 EC6F 4110 ADF0 7903D20F18FC EF1A1802 3B02 49FC B4CD 23DA5B4AD34A E1AAD858 7609 48D5 ADC6 223C9AF57EAF

Të ngjashme