Kryefjala Logo

Rama pasnesër në interpelancë urgjente, urdhëri i Ruçit: Ndalohet grumbullimi mbi 10 persona

24 Nëntor, 2020 | 3:51 pm

Pasnesër, duke nisur nga ora 10:00, Parlamenti mblidhet në seancën e rradhës plenare.
Gjithçka nis me interpelancën urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Ralf Gjoni, ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi urdhëron marrjen e masave në kuadër të aktit-normativ të fundit lidhur me pandeminë Covid-19.
Kështu, as në parlament nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.
Urdhëri i Gramoz Ruçit:
0C0E887E BECB 44C3 A0AC 351FDA575DFF 38313A7B A772 46C3 A03B 1DAABF9A7434

Një javë, për shkak të Covid-19, u pezullua seanca plenare, ndërsa Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i bëri një kërkesë pranë Komitetit Teknik të Ekspertëve për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin ose jo të punës normale të Parlamentit.

Vendimi i sotëm i Kuvendit vjen rreth një javë pasi Komiteti vendosi moslejimin e asnjë aktiviteti me mbi 10 persona, qoftë në vende të hapura apo të mbyllura.

Të ngjashme