Lajme nga vendi
Gjykata “fal” ish-deputetin e PS, i heq “arrestin shtëpiak”
23 Nëntor, 2020 | 12:13 pm

Gjykata e Lezhës i heq masën e sigurisë “arrest me burg” ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.
Vendimi erdhi pas Gjykata e Posaçme anti-Korrupsion e dërgoi çështjen në Gjykatën e Rrethit Lezhë.
Ish-parlamentari socialist akuzohet për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhur”.
Sipas gjykatës, Ndoka do të hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, sa i përket vëllait të ish-deputetit, Xhevi Ndoka dhe pjesës tjetër të grupit të të akuzuarve, çështja e tyre do të vijojë të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Kujtojmë se, më herët, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, sekuestroi erdhe pasuritë e ish-deputetit Arben Ndoka. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 300 mijë m2 katrorë tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.
Pasuritë janë të regjistruara në emër të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të tij.
Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.
Kujtojmë që dy vëllezërit Ndoka dhe motra e tyre janë vënë në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar “Volvo 4”.
















































