Lajme nga vendi
PAMJE TË RËNDA/ Kryefjala.com sjell fotot ekskluzive nga morgu i Tiranes, të vdekurit nga Covid-19 lihen në tokë.
20 Nëntor, 2020 | 9:02 pm

Pamje të rënda që vijnë nga brenda Morgut në QSUT.
Janë persona që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 dhe për shkak të mospasjes së kapaciteteve për të përballuar një fluks gjithmonë e në rritje, kufomat lihen edhe në dysheme.
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 15 viktima, ndërsa nga nisja e pandemisë, vendi ynë regjistron 672 të vdekur nga Covid-19.
Nga ana tjetër, kreu i PD Lulzim Basha akuzoi për fshehje të numrit të viktimave dhe kërkoi hetimin nga ana e prokurorisë.

















































