Kryefjala Logo

Shkollat në Kombinat me 4 turne/ PD: Veliaj, konferiencer i tallavave

18 Nëntor, 2020 | 1:43 pm

Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se jo vetëm nuk ka rikonstruktuar shkollat e dëmtuara nga tërmeti, por gjatë të gjithë viteve të qeverisë nuk ndërtuan asnjë shkollë të re për të zgjidhur problemin e mbingarkesës në shkolla.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ishte sot paradite në shkollën “Shyqyri Peza” në Kombinat, ku aktualisht mësimi kryhet me 4 turne.

“Ndërsa paratë tona shkojnë për inceneratorë dhe PPP nxënësit janë të braktisur në mëshirë të fatit. Ndërkohë që Veliaj bën konferiencierin e tallavave në televizionin me kaseta të përgatitura nxënësit e Tiranës nuk kanë kushte të cilat i meritojnë.“

“Ata kanë menduar që paratë ti çojnë paratë atje ku mund ti marrin bashkë me grupin  e strukturuar kriminal që kanë ngritur për të vjedhur taksat e shqiptarëve.
Nëse do të kishin menduar për shqiptarët duhet të kishin ndërtuar shkollat e prishura nga tërmeti porn ë këto 7 vjet duhet të kishin ndërtuar shkolla të reja për nxënësit e Tiranës që gjithë kohën kanë vuajtur nga mbingarkesa”
PD thotë se masat janë të pamundura të merren në kushtet kur mungon vullneti politike prandaj është i domosdoshëm ndryshimi i kësaj qeverie.

Të ngjashme