Kryefjala Logo

Shtohen masat anti-Covid/ Jo më shumë se 10 veta në rrugë, ndalohen dasmat dhe varrimet

17 Nëntor, 2020 | 5:22 pm

Në një deklaratë për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar masa shtesë në luftën kundër Covid-19.

Sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në ambjente të hapura dhe të mbyllura.

Masa të tjera janë edhe ndalimet e festave familjare apo e ceremonive mortore.

Gjithashtu ndalohen dhe tubimet partiake apo të çdo lloji tjetër.

Fico shtoi se, mbyllja totale e vendit është opsioni i fundit nga skenarët që ka në tryezë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Masat shtesë:

1. Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura
2. Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
3. Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte

Të ngjashme