Lajme nga vendi
Grabitja e biznesmenit në Krujë,burg pa afat për një nga autorët
10 Nëntor, 2021 | 12:50 pm

Saimir Kuçi i arrestuar si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e ndodhur në Nikël në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu është lënë në burg pa afat.
Gjykata e Krujës caktoi sot masën “arrest me burg” për të duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Kuçit.
Grabitja e Nazmi Çangut ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit në Fushë-Krujë.
Autorët që dyshohet se janë më shumë se 2, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.
Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu.
Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.
Prokuroria e Krujës lëshoi 4 urdhër-ndalimi, mes të cilëve edhe për Saimir Kuçi, lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu.
Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.
Kuçi i cili ishte dhe ‘koka’ e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve me vlerë deri në 650 milion lekë.



















































