Lajme nga vendi
Ish drejtori i Policise Ardi Veliu emerohet zv.minister i MIE
10 Nëntor, 2021 | 11:31 am
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, që drejtohet nga Belinda Balluku.
Veliu vetëm pak kohë më parë u dorëhoq nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ku përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi argumentonte vendimin e tij.
Tashmë ai ka marrë këtë detyrë të rëndësishme duke u bërë pjesë e kabinetit qeveritar ‘Rama’.