Lajme nga vendi
Nuk deklaroi 7 pasuri, SPAK konfirmon hetimin ndaj deputetit të PS
15 Nëntor, 2020 | 2:05 pm

Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj drejtuesit të fushatës së socialistëve Ervin Bushati për mosdeklarim të pasurisë.
Sipas Partisë Demokratike, Bushati është nën hetim për fshehje të pasurisë si dhe për falsifikim të dokumentacioneve për 3100 m2 truall.
Ky lajm është konfirmuar nga SPAK-u për PD-në, ndërkohë që procedimi penal është bërë më 12 mars dhe dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu.
Sakaq bëhet fjalë për mosdekalrimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.
“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se kryetari i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdellarimin e pasurisë. PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm i PD #GazmentBardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati.
Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu”, shkruhet në postimin e PD.


















































