Lajme nga vendi
EMRI/ E rëndë në Korçë, mbytet në pus 89-vjeçari
15 Nëntor, 2020 | 11:19 am

Një 89-vjeçar në Korçë është mbytur në një pus të fshatit.
Ngjarja ka ndodhur në Barç, ndërsa i moshuari Hekuran Dapellari është gjetur i pajetë rreth orës 08:00 të mëngjesit, të dielën.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se i moshuari vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.11.2020, rreth orës 08:00, në fshatin Barç, është gjetur i mbytur në një pus uji shtetasi H. D., rreth 89 vjeç, banues në këtë fshat.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


















































