Lajme nga vendi
Shpërndanin drogë në Fier me “Audi” dhe “Citroen”,arrestohen 4 të rinjtë
8 Nëntor, 2021 | 11:06 am
Në qytetin e Fierit 4 persona janë arrestuar nga policia,pas akuzimit për trafikim të lëndëve narkotike.
Në autostradën e Fierit,gjatë operacionit policor të quajtur”Seman”,i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe njësia Operacionale e DVP Fier,u kapën në kushtet e flagrancës,me mjet tip “Audi” dhe “Citroen” katër shtetas të cilët transportonin lëndë narkotike,kanabis.
Sekuestrohen 4kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Shtetasit që kanë rënë në pranga janë Gersi Zika 34-vjeç,banues në Tiranë;Arsen Mera(Bajramaj)29-vjeç,banues në Ballsh;Jozo Kozmaj 25-vjeç,banues në Tropojë dhe Anxhelo Doçia 23-vjeç,banues në Tiranë.