Kryefjala Logo

Kryebashkiaku i Vlorës u shkon natën banorëve të lagjes “1 Maji”/ “Pazare” në errësirë para se të shkonte Rama

14 Nëntor, 2020 | 4:16 pm

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli u vajti në errësirë banorëve të lagjes “1 Maji” duke u ofruar pazarin e qetësisë para se zonën që preket nga një investim madhor ta vizonte kryeministri Edi Rama! Banorët që mbeten pa shtëpi e cilësuan tallje, dhe duke mos i besuar kryetarit i kërkuan kryeministrit zgjidhje!

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli zgjodhi errësirën e natës, vetëm pak orë para inspektimit të kryeministri Edi Rama, për të takuar banorët e lagjes “1 Maji”, banesat e të cilëve janë prishur ose do prishen në kuadër të projektit të rrugës që lidh Transballkaniken me Portin e Vlorës.
I zgjedhuri i 30 qershorit, pa rivalë, zemërimit të qytetarëve iu përgjigj me zotimin se do të jetë edhe për shumë kohë kryebashkiak.
Por banorët thonë se u ndjenë të tallur. Ndaj kur mbërriti kryeministri i dolën para i kërkuan sqarim cfarë do të ndodhë me ta.
Edhe pse morën pse morën premtimin e kreut të qeverisë, thonë se nuk kanë besim të kryetari i Bashkisë
Pasi la pas, si të zgjidhur çështjen e banorëve të lagjes “1 Maji”, Rama inspektoi punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe lumit të Vlorës.

Të ngjashme