Kryefjala Logo

13.5 milion euro xhiro/ Krimi shqiptar i treti në Gjermani, Turqit para tyre

14 Nëntor, 2020 | 12:23 pm

Në një raport të fundit të autoriteteve për gjendjen e kriminalitetit në Gjermani, flitet edhe për veprimtarinë e grupeve dhe organizatave shqipfolëse.

Pavarësisht se shqiptarët e Shqipërisë kanë shkuar shumë më vonë se ata të Kosovës në këtë shtet, ata me shpejtësi kanë kryer një ekspansion të pashembullt duke rivalizuar edhe krimin vendas dhe atë turk, që njihen si tradicionalë.

Mësohet se kontigjentët e krimit me shtetësi të Shqipërisë, zënë vendin e tretë në rang kombëtar me 66 grupe, pas gjermanëve me 171 grupime dhe  turqve me 78 grupime.

Ndërsa shqiptarët e Kosovës, edhe pse janë shumë poshtë tyre, qëndrojnë gjithsesi në dhjetëshen e krimi me 14 grupime, pas polakëve, italianëve dhe rusëve. Të fundit në listë janë serbët, me 13 grupime.
Nëse krimi me protagonist që kanë mbërritur në Gjermani nga Shqipëria është përqendruar në trafikun e drogës duke krijuar korridore edhe me Amerikën Latine dhe atë Qendrore, organizatat me origjinë nga Kosova përveç tregtisë së drogës sidomos me pakicë, njihen më së shumti në fushën e falsifikimeve, vjedhjeve të banesave dhe dyqaneve, si dhe organizimin e  punës në të zezë.

Të ngjashme