Lajme nga vendi
25 Prilli, Meta: Referendum mbarëpopullor për të rrëzuar këtë sistem oligarkik
13 Nëntor, 2020 | 7:38 pm

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, reagon sërish lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Duke iu referuar edhe deklaratave të mbajtura në konferencën e sotme për mediat, Meta shkruan se, më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik.
“Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.
Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.
KUSHTETUTA mbi të gjitha.
MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI”, shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij të rradhës.



















































