Kryefjala Logo

“Fusha” nis punimet/ 1.2 miliardë lekë në Piramidë, Veliaj e premtoi prej 4 vitesh

12 Nëntor, 2020 | 6:38 pm

Kompania Fusha shpk, dikur mjaft e debatueshme për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, tashmë do të nisë punën për rehabilitimin e Piramidës. Pas shumë vitesh premtimesh nga Erion Veliaj dhe në prag të zgjedhjeve, rehahabilitimi do të kushtojë 1.2 miliardë lekë.
Pas shpalljes së fituesit të tenderit prej 1.2 miliard lekësh ka nisur tashmë rrethimi i Piramidës për kthimin e saj në një kantier ndërtimi.
Bashkimi i operatorëve “Fusha” shpk & “EDIL-AL-IT” shpk u shpallën fituese një muaj më parë për transformimin e Piramidës së Tiranës në një qendër multi-funksionale për të rinjtë dhe punimet pritet të zgjasin për 2 vite.

Piramida ka qenë një nga premtimet e përvitshme të kryebashkiakut Veliaj që prej vitit 2016, kur ky objekt kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës.Piramida e Tiranës, një simbol dhe pikë referimi e kryeqytetit, prej vitesh qëndronte e braktisur mes mbeturinave dhe pa asnjë ndërhyrje.
Madje pamjet mjerane kanë bërë të harrohet çdo pjesë e godinës dikur të mbuluar nga mermeri.

Të ngjashme