Kryefjala Logo

Shqipëria do të karantinohet? Mjekët shqiptar parashikojnë ditët e ardhshme të vjeshtës

21 Shtator, 2021 | 12:00 pm

Stina e vjeshtës vjen këtë vit me mundësitë e parashikuara të rritjes së infektimeve nga Covid-19. Pikëpyetje ka për vitin e ri shkollor dhe për vaksinimin por mbi të gjitha të masave kufizuese të cilat mund të shkojnë deri në karantinim.

Lajme të mira vijnë nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka qetësuar opinionin duke shprehur se nuk do të ketë karantinë.

“Masat kanë sens gjithmonë me faktin e epidemiologjisë tani, ka arritur 300 numri i të infektuarve për 100 mijë banorë nga 40 që ishim. Nuk do të ketë më mbyllje asnjëherë. Edhe shkollat nuk kanë sens të mbyllen deri në momentin që përballohet. Mbyllje tjetër nuk do të kemi. Plus kemi imunizim të mirë, të vazhdojë vaksinimi”, tha ai për “ABC Neës”.

Një shtrëngim i masave është I pakuptimtë në opinionin e mjekëve në një kohë kur vaksinimi vazhdon.

“Nuk bëhet fjalë për masa kufizuese në këtë fazë, e vetmja masë është vaksinimi. Duhet të vazhdojë një jetë normale”, tha mjeku  Genc Sulçebe.

 

Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur tekstualisht: “Potencialisht, sinjalet janë që numrat që janë në rënie. 4 ditë kemi rënie të numrit të rasteve aktive”, u shpreh ai.

Të ngjashme