Lajme nga vendi
Tiranë – në limite të tragjedisë, shkëputet ashensori me 5 persona brenda, mes tyre një vajzë shtatzënë , ja shkaku dhe gjëndja e tyre
12 Shtator, 2021 | 10:40 am

Një ashensor i një pallati në zonën e Astirit për pak është bërë një vend tragjedie për 5 persona që ndodheni brenda gjatë mbrëmbjes së djeshme. Kabina e ashensorit ka pasur një shkëputje duke rënë në gjëndje të lirë, por fatmirësisht ka ngecur një kat më poshtë duke zbutur impaktin e perplasjes.
Në momentin e incidenti ndodheshin 5 persona në kabinën e ashensorit, 2 vajza dhe 3 djem. Njëra prej vajzave mësohet se është shtatzënë. Për fat të mirë gjëndja e të pestë personave ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa janë plagosur vetëm 2 prej tyre. Njëra nga vajzat ka marrë mjekim duke u dërguar për në banesë që në mbrëmjë kurse tjetra po është shtruar pasi ishte ende e tronditur nga ngjarja.
Mësohet se pas verifikimeve nga uniformat blu, të cilët kanë marrë në pyetje administratorin e pallati, ashensori kishte muaj që nuk ishte koaliduar.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



















































