Kryefjala Logo

Pogradec – polici nxjerr armën, emigrantët e paligjshëm dalin nga furgoni duke vrapuar nëpër qytet (Video)

7 Shtator, 2021 | 2:12 pm

Cdo ditë e më shumë qarku i Korcës po bëhet lajm për kalimin e klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe ndihmesën kundrejt pagesës nga shtetas të ndryshëm shqiptar. Ngjarja më e fundit është shënuar ditën e sotme në qytetin juglindor, teksa dhjetra emigrantë ishin “ngjeshur” brenda një furgoni të ndaluar nga policia.

Pasi polica tentoi të mbante brenda furgonit emigrantët dhe në këtë mënyrë të priste përforcime për të kryer ndalimin e tyre, klandesitnët shkelmuan daljen e pasme të furgonit duke u dalë prej tij me dhjetra e duke vrapuar në zona të ndryshme të qyteti.

Në video duket efektivi i policisë I cili në një moment nxjerr armën duke bërë thirrje nw anglisht “set down” që personat të mos lëviznin. Këta të fundit nuk I janë bindur urdhrit teksa polici në pamundësi për ti larguar, nuk ka bërë asnjë veprim të përshkallzuar duke future armën në brez.

Play

Të ngjashme