Lajme nga vendi
Bie nga lartësa e pallatit ku punonte, ndërron jetë 55 vjeçari
7 Shtator, 2021 | 12:59 pm

Kavajë – policia njofton se sot në orën 8:30 të mëngjesit ka humbur jetën një punëtor ndërtimi si pasojë e rënies nga lartësia e një pallati.
Informacion paraprak
Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



















































