Kryefjala Logo

E shtrijne ne toke te gjakosur. Arrestohet burri i ministres se Arsimit.

7 Shtator, 2021 | 12:30 pm

Për të disatën herë është arrestuar në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Dardan Molliqaj i cili është kryetar i PSD në Kosovë së bashku me aktivistë të tjerë të partisë kundërshtuan sot konferencës e zëdhënëses së Gjykatës Speciale,Ekaterina Trendafilova deri në ndalimin e fjalimit të saj me ovacione e fërshëllima.

Në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, duket Molliqaj i gjakosur në kokë dhe i shtrirë teksa polici i ka vendosur gjurin në fyt.

Dardan Molliqaj ndryshe njihet si bashkëshorti i Besa Shahinit, politikania nga Kosova që shërbeu në Shqipëri për më pak se dy vite si Ministre e Arsimit. Ata u martuan në vitin 2019 kur Shahini ishte ende ministre kurse Molliqaj vetëm deputet i Parlamentit të Kosovës.

9FBAA4DD 1F95 4722 BAD4 8EE9DCCD9CAF 93DC924F ADD2 4220 A057 949A48805BA8 46B8E9BD 99EB 4C30 947E A318C297EFD8

Të ngjashme