Lajme nga vendi
Shpërthimi i tritolit në Allias – I riu kap momentin teksa ishte live ne Tik Tok
6 Shtator, 2021 | 3:05 pm

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar dje në një pallat në Tiranë. Bëhet me dije se shpërthimi është dëgjuar në një pallat në rrugën “Njazi Meka”, e njohur si zona e Alliasit.
Sipas Policisë Tiranës, dje rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B, ka deklaruar se rreth orës 03:00 kishte dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit.



















































