Lajme nga vendi
Përveç pedagogëve dhe studentëve, ja cilët janë kategoritë e reja të vaksinimit të detyrueshëm
4 Shtator, 2021 | 11:59 am

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se ka një fluks në rritje të vaksinimeve . Ky trend në rritje i injeksioneve vihet re tek grupet në të cilët më herët është njoftuar se do të jenë të detyruar të bëjnë vaksinën në të kundërt do të kenë masa kufizuese në shkollë dhe vende pune.
Është njoftuar gjithashtu nga zv. Ministrja se vaksinimi i detyruar pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve, do tu shtohet një kategori e re. Bëhet fjalë për farmacistër, laburantët , policët dhe punonjës të administratës që do të duhet ti nënshtrohen këtij urdhëri të ri.
Vaksnimi i detyruar ka hasur kontestime dhe refuzime edhe në Shqipëri, pasi e konsiderojnë shkelje të së drejtes së njeriut.
“Sigurisht që prekim lirinë nëse nuk sigurojmë shëndet të popullatës. Prekim etikën nëse do të lejonim që grupe riskuqë kanë kontakte kaq të mëdha dhe kaq intensive, ti linim pa vaksinuar”, u shpreh Tomini.
Është ritheksuar gjitashtu nga Tomini se të vaksinuarit me dy doza mund të preken nga virusi por simptomat dhe rastet e rënda evitohen. Gjithashtu tek personat e vaksinuar transmetueshmëria është më e ulët.



















































