Kryefjala Logo

Si u bënë bashkëshortët, çifti më viral i vitit 2021

4 Shtator, 2021 | 11:03 am

Vështirë se nuk e keni dëgjuar këtë verë fjalinë “çe do burrin, un marr çantën n’krahë e kokrrën e qefit”. Fjalia i referohet një pjese nga rubrika “Shihemi në Gjyq” tek e Diela Shqiptare. Si fillim çifti i moshuar i bashkëshortëve ndodheshin përball Eni çobanit pasi gruaja i kërkonte llogari burrit se ku i kishte harxhuar 36 mijë euro. Përpos pjesës dramatike , takimi në emision shkaktoi të qeshura me lot.
Këtë “gallatë” e ofroj sinqeriteti i zonjës Vjollca teksa i drejtohej burrit të saj Zenunit. E folura në mënyrë “popullorçe” me dialekt Kavaje e bëri menjëherë zonjën të dashur për audiencën. Edhe pse në moshë të madhe, dëshira e saj për jetën dhe energjia që reflektonte tërhoqi vëmendje. Ajo kritikonte burrin e saj që dukej më pak aktiv dhe më i tërhequr se duhet të dilte më shumë, të ndërronte vendbanimin e tij të vjetër dhe të bënin qejf.

Jemi mësuar që gratë në moshë të madhe ti shohim në kornizën e një femre të qetë, që i është nënshtruar vjetërsisë së moshës, në kuadrin e gjyshes që rri në shtëpi për tu kujdesur për nipat dhe mbesat. Gjitashtu kemi parasysh mamatë shqiptare në moshë të madhe, që kanë jetuar në dy sisteme, ku puna dhe vështirësite ekonomike fatkeqsisht ia kanë mohur shpesh dëfrimin dhe argëtimin.
Por zonja Vjollca nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e këtij stereotipi , ndaj dhe publiku e dashuroj aq shumë, sidomos pjesa femërore, sepse panë tek ajo mesazhin që jeta duhet jetuar sido të ketë qenë e kaluara dhe se kurrë nuk është vonë të ndjekësh ato dëshira që të bëjnë të lumtur paçka moshës. Vjollca gjithashtu “thyhen” një barrierë të hekurt që për një pjesë e grave shqiptare është burri. Bëhet fjalë për atë burrin tipik me 2 “rr” që vendos se çfarë duhet të bëjë gruaja e çfarë nuk duhet të bëj.
Publiku qeshi, e mori përzemër por une mendoj se thellë reflektuan për guximin e Vjollcës që do të dëshironte ta kishte çdo grua .

Të ngjashme