Kryefjala Logo

PD, kundër emërimit të Ulsi Manjës si ministër drejtësie, Alibeaj: “..është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare”.

3 Shtator, 2021 | 5:23 pm

Pas krijimit të qeverisë së shtatorit “Rama 3”, Partia Demokratike ka reaguar për një nga ministrat e emëruar nëpërmjet Enkelejd Alibeajt. Bëhet fjalë për deputetin e Qarkut të Dibrës, Ulsi Manja i cili do të jetë ministri i ardhshëm i drejtësisë. Mes emrave të tjerë , emrit i Ulsi Manjës ishte më I paprituri.

Alibeaj u shpreh në një status në Facebook se një emërim i tillë në këtë ministri është shembull negative që cënon besimin në institucione. Ai rikujton se Ulsi Manja është një ndër simbole e Dosjes 184, dosje e krimeve elektorale të pandëshkuara sipas tij.

Statusi i plotë i Enkelejd Alibeaj:
“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

Të ngjashme