Kryefjala Logo

Hajdutët kalojnë natën brenda Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, vjedhin arkat e lekëve

2 Shtator, 2021 | 10:11 am

 

Dy arkat ku besimtarët depozitojnë lek në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qytetin juglindor jane boshatisur nga hajdutët. Mendohet se pasi janë futur në katedrale, personat janë fshehur dhe kanë kaluar natën brenda dhe në momentin që kanë arritur të nxjerrin paratëm nga arkat, sasia e të cilave nuk dihet dhe kanë dalë prej katedrales.

Punonjësit e Katedrales, kanë njoftuar në mëngjes Policinë e Korçës. Dyshimet hidhen se mund të jenë fëmijë ata që kanë kryer vjedhjen duke theksuar se këto veprime nuk bëhen për herë të parë brenda kishës.

Njofimi i Policisë së Korçës

“Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës”

Të ngjashme