Kryefjala Logo

Policia arreston dy burra në Tiranë : njëri rrahu hallën e tjetri bashkëshorten

1 Shtator, 2021 | 11:42 am

Janë kryer dy arrestime në të njëjtën ditë nga Polica e Tiranës, të dyja të lidhura me dhunim ndaj grave. Është arrestuar një 31 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj hallës së tij dhe një 37 vjeçar për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes. Të dy ngjarjet kanë qenë në juridiksionin e komisariatit Nr.2 të policisë.
Njoftimet e Policsë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.08.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Të ngjashme