Kryefjala Logo

Përmet – I mituri plagos me armë dajën e tij

1 Shtator, 2021 | 11:40 am

Në orët e pasdites së djeshme, një i mitur ka qëlluar aksidentalisht shtetasin Nj. L, 28 vjeç teksa luane me një armë sportive. I plagosuri është daja i të miturit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Gjirokastrës.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën sportive. Ndërkohë në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Përmetit janë referuar materialet për shtetasin B. A., 38 vjeç, iu cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.
Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.

Të ngjashme