Lajme nga vendi
Pas 8 ditësh, shoqërohet për në banesën e fundit 4-vjeçari shqiptar që humbi jetën nga shpërthimi në Torino
1 Shtator, 2021 | 10:46 am

Në ditën e sotme kryhet ceremonia mortore e shqiptarit 4-vjeçari që humbi jetës gjatë shembjes në datën së pallati ku jetonte me familjen në Torino të Italisë 26 gusht 2021. Familjarët dhe miqtë iu drejtuan kishës Sant’Antonio Abate për ti dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit Aron Tila. Fatmirësisht pjesa tjetër e familje arrit ti mbijetojë shembjes me plagosje të lehta.
Ngjarja e 8 ditëve më parë:
Itali – Mediat italiane raportojnë për një ngjarje tronditëse në qytetin e Torinos, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi është shembur një ndërtesë duke zënë poshtë një familjë shqiptare.
Nga shembja janë plagosur një nënë me dy fëmijë dhe fatkeqsisht një femijë 4 vjeç ka ndërruar jetë.
2 prej të plagosurvë janë dërguar me urgjencë në gjëndje të rëndë për në spital, ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për 2 persona të tjerë të mbetur nën rrënoja, kjo pasi prej tyre dëgjohen thirrje për ndihmë.

















































