Lajme nga vendi
Çmenduri! Me këmbë në timon, i riu shqiptar ecën 120 km/h duke dëgjuar Noizyn
1 Shtator, 2021 | 10:17 am

Edhe pse vdekjet nga aksidentet dhe vecanërisht nga shpejtësia arrijnë në balance lufte, qindra të rinj shqiptar nuk kanë ndërmend të sensibilizohen dhe të bëhen më përgjegjës për veprimet e tyre teksa drejtojn automjetet. Shpesh edhe në qendër të Tiranës, mes fluksit të këmbësorëve ka të rinj që shkelin gazin “dërrasë” dhe nuk pyesin për rregulla por rrezikojnë dita ditës jetën e tyre dhe të bashkpërdoruesve të rrugës.
Pjesa dërrmuese të rinj që kthehen nga emigrimi me makina të shtrenjta por dhe të rinjt nën 18 vjec që nuk disponojnë asnjë lejedrejtimi. Një video shqetësuese qarkullon në internet, në autostradën Tiranë- Durrës kur një i ri drejton mjetin me shpejtësi 120 km/h , pa duar por me këmbë duke hequr shanset që në një situatë të rrezikshme ai të vendosë njërën këmbë mbi pedalin e frenës.
Duke dëgjuar këngën e Noizyt, i riu ndihet i pashqetësuar për ligjin që po thyen. Madje të gjitha këngët e fundit shqiptaret, popullore apo rrep qofshin, flasin për moskokcarje të rregullave, për armë e municione, për shpejtësi dhe sigurisht “nuk na ndjen për shtet”. Fraza e fundit në një mënyrë apo një tjetër e gjejm në cdo lirikë hip hopi .

















































