Kryefjala Logo

Durrës – Policia parandalon vrasjen me mitraloz, bien në pranga 3 persona (emrat)

30 Gusht, 2021 | 10:35 am

Mëngjesin e së hënës janë vendosur në pranga 3 shtetas në qytetin bregdetar të Durrësit. Pas informacioneve nga disa prej strukturave policore, tre të armatosurit janë kapur me “presh në duar” teksa janë gjendur armë të gatshme për qitje si: mitraloz dhe tre pistoleta.

Njoftimi i Policise së Durrësit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Misioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;
– Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
– Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.
Këta shtetas qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin Aldi Mustafa. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Strukturat hetimore të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë intensivisht punën hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”.

Të ngjashme