Lajme nga vendi
“Rinovimi” i ekipit të Partisë Demokratike, Basha takime me perfaqësuesit e rinj të partisë
29 Gusht, 2021 | 5:07 pm

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e rinj të partisë duke paraprirë mbledhjes së Këshillit Kombëtar ditën e nesërme, ku pritet që të zgjidhet Kryesia e PD dhe të caktohen drejtuesit e rinj.
Gazment Bardhi pritet të ngelet i paprekur nga ndryshimet si Sekretar i Përgjithshëm i partisë së djathtë. Ndryshime do të ketë në postin e Kreut të Grupit Parlamentar dhe njëkohësisht nënkryetarit të partisë , ku mësohet se do të cakothet Alfred Rushaj.
Jorida Tabaku dhe Grida Duma do të mbajnë gjithashtu përgjegjësitë si nënkryetare të Partisë Demokratike së bashku me Enkelejn Alibeaj i cili njëkohësisht mendohet se do të jetë dhe Nënkryetar i Parlamentit të ri në shtator.

















































