Lajme nga vendi
Lushnjë- 5 persona rrahin rëndë një 26 vjeçar
28 Gusht, 2021 | 2:27 pm

Pesë persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrahur me sende të forta dhe grushta një të ri në Lushnjë me inicialet B.Ç, 26 vjec. Për këtë ngjarje është vënë ne pranga 1 person, nën hetim gjithashtu vetëm një person dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Grupi i personave kanë goditur të riun për motive të dobta duke shkaktuar plagë dhe trauma në pjesë të ndryshme të trupit.
Raporti i Policisë Lushnjë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin F. Z., 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. Z., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 27 vjeç, E. B., 33 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, pasi të pestë këta shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin B. Ç., 26 vjeç.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale doreza e grushtit e cila iu gjet shtetasit F. Z.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë

















































