Kryefjala Logo

23 vjeçari i humbur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

28 Gusht, 2021 | 12:19 pm

Gjatë ditës së djeshme bëhet e ditur nga policia se trupi i një të riu është gjendur i mbytur në lumen Shkumbin pranë fshatit Hotolisht në Librazhd. Në turp nuk janë gjendur shenja dhune.

Pas verifikimeve është bërë i mundur identifikimi, trupi të cilit i përkiste të riut me inicale A.K , 23 vjeç , banues në fshati Spathar të Librazhdit. I ndjeri rezultonte i zhdukur që prej datës 23 gusht, ku për herë të fundit të jetë parë teksa del nga banesa dhe nga ku u zhduk prej 4 ditës. Familja ka deklaruar se 23 vjecari vuante nga sëmundja e epilepsisë (sëmundja e tokës), ku hidhen dyshime se një krizë e mundshme ta ketë kapur në afërsi të lumit.
Raportimi nga Policia Librazhd:
Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme