Lajme nga vendi
Kosova dhe Serbia takohen për dialog në shtator
27 Gusht, 2021 | 5:13 pm

7 dhe 8 shtator priten të jenë data pëe takimi dialogues midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, nën administrimit e Bashkimit Europian. Dialogu do të mbahet me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Brukseli ka konfirmuar takimi por me një agjende të pacaktuar. Në këtë tryezë diplomatike priten të jenë pjestar shefat e ekipeve negociuese.
Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka biseduar përmes telefonit me të dy kryenegociatorët pikërisht për të përgatitur takimin e tyre të radhës. Ai ka pohuar se ka pasur bisedime përmbajtësore me palët që do të marrin pjesë në takim .
Takimi i ekipeve të Kosovës dhe Serbisë pritet që ndryshe nga I pari ky të jetë një takim në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke marrë parasysh se dialogu i 19 korrikut nuk podhoj asgjë në të mirë të normalizmit të marrëdhënieve



















































