Kryefjala Logo

Zbardhen detajet në vrasjen e Sokol Çelajt në fshatin Reç të Malësisë së Madhe

27 Gusht, 2021 | 10:28 am

 

Në mbrëmjen e së enjtes, një atentat është shënuar në fshatin Reç të Malësisë së Madhe ku një i armatosur ka qëlluar me kallashnikov drejt një mjeti tip Benz fouristrade brenda së cilës ndodheshin bashkëshortët Çelaj . Prej plumbave humbi jetën pas transportimit për në spital Sokol Çelaj ndërsa fatmirësisht gruaja e tij ka mundur ti shpëtonte plumbave.

Sipas dëshmive të bashkëshortes së mbijetuar, bëhet fjalë për një pritë që i është bërë makinës rreth 50 metra larg shtëpisë së viktimës, ku një person doli përpara makinës dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të dy personave që ndodheshin brenda. Për shkak të errësirës ajo nuk ishte në gjendje të identifikonte personin që kreu atentatin ndërkohë që Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur prova në ndihmë të zbardhjes së hetimeve.
Viktima kishte pak vite që ishte kthyer në Shqipëri pas emigrimit dhe kohët e fundit punonte në një biznes në zonën e Malësisë së Madhe. Sokol Çelaj është dënuar në Shqipëri me 6 vite burg si i akuzuar për vrasje nga pakujdesia në kohën kur punonte si efektiv policie në vitin 1989.

CE00A878 CE43 49B8 9770 E372377A5B38

Të ngjashme