Kryefjala Logo

Fakte të reja nga tragjedia në Qafë Muzinë, shkaku I aksidentit dhe parandjenja e keqe e paralajmëruar e të mbijetuarës

26 Gusht, 2021 | 10:05 pm

5 viktima dhe fatmirësisht një e mbijetuar e “furgonit të vdekjes” që u përfshi në aksidentin e ndodhur gjatë orëve të pasditës në Qafë Muzinë. Me kalimin e orëve është dhënë dhe një ide e shkaktarit të aksidentit që mesa duket është parakalimi i gabuar duke u futur n me shpejtësi në kthesë, e kryer nga një 22 vjecare me mjetin e saj të marrë me qera tip Land Rover . Fatmirësisht në mjetin e fundit nuk është shkaktuar asnjë viktim përvecse disa plagë të marra nga dy shtetase italiane 23 dhe 22 vjec.

Vetëm 1 ditë më parë grupi i vajzave pasagjere dhe shoferja Rexhina Celhaka e Land Roverit kishin postuar në rrjetin e tyre social me mjetin Land Rover.

E motra e vajzës 25 vjecare që pati fatin ti shpëtoj kësaj tragjedie, shprehet se në komunikimin e saj të fundit me motrën , kjo e fundit ishte shfaqur e tronditur dhe në ankth duke parandjerë se dicka e keqe do të ndodhte dhe gjatë telefonatës nuk kanë munguar dhe të qarat. Gjatë mesditës së sotme e mbijetuara po udhëtonte në furgon drejt Sarandës për të takuar motrën e saj.

Në këte aksident humbën jetën : drejtuesi i furgonit, një cift ukrainas, një I moshuar 77 vjec dhe një e moshuar 72 vjecare.

285528DE EF1D 430C B7EB 27BB6386A757

Të ngjashme