Kryefjala Logo

SHÇBA nxjerr raportin për ankesat e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit

26 Gusht, 2021 | 12:55 pm

 

Pandemia, protestat për teatrin, protestat e opozitës dhe ato të dhjetorit, mbarëvajtja e zgjedhjeve, fluksi i refugjatëve nga lindja e mesme, numri i lartë I turistëve kanë qenë disa nga sfidat kryesore të Policisë gjatë 20 muajve të fundit. E gjithë kjo ngarkesë e Policisë së Shtetit në vitin 2020 ka sjellë rreth 1403 denoncime ndaj policëve për shkelje të ndryshme gjatë detyrës.

Pjesa më e madhe e këtyre shkeljeve konsistojnë në mosmarrjen masa dhe mosveprimi në situata të ndryshme kur është kërkuar ndihma e efektivëve. Ankesa të tjera ka pasur për sjellje jo korrekte nga ana e punonjësve të policisë si dhe shoqërime të paligjshme në komisariatet e vendit. Tirana është qyteti me më shumë ankesa e ndekur nga: Vlora, Korca, Fieri dhe Shkodra. Gjatë mbylljes së vendit në karantinën e mars-qershor janë depozituar 103 ankesa për vendosje gjobe ndaj shkeljeve të masave anti-covid padrejtësisht.

Të ngjashme