Kryefjala Logo

Në Shqipëri paratë e pista kanë filluar të pastrohen nga bosët e drogës nëpërmjet divorceve me gratë

25 Gusht, 2021 | 4:40 pm

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) nëpërmjet një raporti për sigurinë kombëtare ka bërë të ditur një nga metodat e reja të humbjes së gjurmimit të parave të fituara në rrugë ilegale nga krerët e bandave e bosëve të drogës.

Deri më tani është e ditur që këto persona pastrojnë paratë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike që i vendosin nën emrat e të afërmve dhe familjarëve të tyre, kësaj rradhe mjeti për pastrim parash është përdorur divorci. Divorci u mundëson personave kriminal të dhurojnë pasurine e fituar në rrugë jo ligjore tek gratë e tyre duke humbur në ketë mënyrë gjurmët.

Pjesë nga raporti i SHISH:
Në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” evidentohet e njëjta formë ligjore e regjistrimit të pasurive të luajtshme e të paluajtshme dhe aktiviteteve ekonomike, kryesisht në emër të familjarëve apo të tretëve, lidhje të afërta bashkëpunuese familjare dhe shoqërore… Vijuan përpjekjet e subjekteve lëndorë për tjetërsimin “de jure” të titujve të pronësisë, te lidhje familjare apo lidhje të tyre shoqërore; nëpërmjet aktit të dhurimit; në disa “duar” nëpërmjet aktit të shitblerjes për t’u larguar nga origjinuesi; te bashkëshortët, duke zgjidhur më parë lidhjen martesore; me qëllim për të “shpëtuar” atë çfarë kanë “ndërtuar” me paratë e gjeneruara nga veprimtaria e kundërligjshme, duke synuar kamuflimin mbi qasjen e tyre para enteve publike e zyrtare, në funksion të mosgjurmueshmërisë, sekuestrimit e konfiskimit. Në të njëjtën mënyrë, është vepruar edhe me ndryshimet në aktivitetet ekonomike në zotërim të tyre

Të ngjashme