Kryefjala Logo

Çfarë pasojash do të kete kriza aktuale e skemës së pensioneve në Shqipëri?

24 Gusht, 2021 | 5:29 pm

Kriza që ka përfshirë skemën e pensioneve është një problem mjaft serioz në një kohë kur cdo vit subvencioni nga shteti rritet, raporti midis kontribuesve dhe përfituesve të pensionit po ulet me një ritëm shumë të shpejtë. Aq i shpejtë është ky ritëm saqë në vitin 2030 pritet që numri i kontribuesve të jetë pothuajse i njëjtë me numrin e pensionistëve.

Zgjidhjet e kësaj krize kërkojnë disa masa të detyrueshme si zhvillimi i një politike për shtimin e popullsisë, rritja e pagës që do të sillte shtimin e kontributeve dhe rrjedhimisht rritja e punësimit.

Keto masa shërbejnë për të zbutur defiçitin, por në një të ardhme akoma më të mirë kërkohet masa rrënjësore me politika afatgjata dhe të qarta për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri.

Të ngjashme