Kryefjala Logo

Durrës: Një turist ukrainas mbytet në plazh

24 Gusht, 2021 | 1:27 pm

 

Java e kaluar u mbyll me tre fatkeqësi në plazhet shqiptare teksa dy pushues nga Maqedonia e Veriut u mbytën në plazhin e Spillesë e 1 qytetar kosovar në Velipojë.
Gjatë ditës së sotme një tjetër rast mbytjeje fatkeqsisht ka ndodhur në plazhin e Golemit ku ka humbur jetën një turist 66 – vjecar nga Ukraina.

Edhe pse ky sezon veror ka nisur me bilance pozitive per sa i përket tragjedive në ujë, duket se muaji gusht ka pasur një rritje. Këtë vit është raportuar një rritje e numrit të rojeve të plazheve që kanë për detyrë shpëtimin e pushuesve në rast rrezikur ashtu sic është vepruar gjatë këtyre javëve , ku ka pasur shumë shpëtime duke përfshirë këtu edhe kompozitorin Shpëtim Saraci I cili u gjend në një rrezik mbytjeje.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme